Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6 gushti deri më 9 shtator në Maqedoni kanë rezultuar me COVID-19 26.053 persona, ndërsa prej tyre 19 për qind kanë qenë të vaksinaur plotësisht, përkatësisht 5.175 persona.
“Është i madh numri i personave të pavaksinuar të cilët janë infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të pesë javëve, 20.878 qytetarë, përkatësisht deri në 80 për qind e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja te personat e hospitalizuar të pavaksinuar është 84 për qind, ndërsa vetëm 16 për qind e pacientëve aktual janë plotësisht të vaksinuar”, theksojnë nga MSH.
Ata shtojnë se analiza thotë se vdekshmëria te personat e pavaksinuar është shumë më e madhe.
“Në pesë javët e fundit kanë humbur jetën 678 persona, ndërsa prej tyre 591 ose 87 për qind nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 87 ose 12 për qind kanë pranuar vaksinë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Nga MSH bëjnë thirrje për vaksinim duke thënë se çdo vaksinë është e sigurt dhe mbron nga vdekja.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...