Incidentit që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku mori flak një spital, u mori jetën 14 personave dhe 12 të tjerë u lënduan shkruan arbresh.info.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka shprehur gatishmërinë dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.
Postimi i plotë;
Mbrëmë dhe sot, bashkë me Erionin jemi në kontakt me kryetaren e Tetovës, Znj. Teura Arifaj. Në këtë tragjedi fjalët janë të mangëta, përvec se në këto kohë të vështira për të gjithë qytetet tona, ku viktimat janë të përditshme, një tragjedi e tillë na shton dhembjen.
Jemi gati ta ndihmojë njëri tjetrin në rast nevoje me mundësitë që i kemi e ndonjëherë kjo është së paku ngushëllimi për të gjithë familjaret dhe qytetarët e Tetovës. Për më shumë çkado që kërkohet nga Tirana e Prishtina e Unioni i bashkive do të ofrojmë maksimalisht.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet!

Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së