Policia e Kosovës ka dhënë informacion zyrtarë lidhur me rastin në Pejë ku kanë mbetur dy të vrarë dhe një i plagosur.
Sipas Policisë rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës së mesme Ali Hadri, ka pasur të shtëna armësh ku janë plagosur tre persona, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga Spitali i Pejës.
Policia ka thënë se për detaje tjera për rastin do të jepen në vazhdim.
“Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lendime të njejtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast.
Informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Raportohet për dy të vrarë në Pejë, njëri nga ta kandidati i PDK-së për kryetar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...