Ndryshohet projekt-rregullorja për Zyrën e Kryeministrit, parashihet rritja e numrit të këshilltarëve politikë
Me ndryshimet e miratuara përcaktohet, në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy (2) apo më shumë ministrive është bashkuar/fuzionuar në një ministri, ministri mund të emërojë deri në dhjetë (10) këshilltarë politikë dhe deri në pesë (5) këshilltarë të jashtëm politikë. Me rastin e fuzionimit të ministrive, në disa sosh fushëveprimi dhe përgjegjësitë e tyre janë zgjeruar dukshëm. Andaj, si rezultat është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të kabineteve të këtyre ministrive me qëllim që të përmbushen në mënyrë sa më efikase obligimet dhe përgjegjësitë e ministrive të fuzionuara.
Në këtë rast, sipas rregullores së miratuar sot, ministrat e pesë ministrive (Ministrisë së Punëve të Brendshme; Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve; Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës) mund të emërojnë deri në 10 këshilltarë politikë, nga 6 sa lejoheshin paraprakisht, dhe 5 këshilltarë të jashtëm (pa pagesë), nga 3 sosh paraprakisht./arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së