Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden uroi presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për 30 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Nga kabineti i Pendarovski publikuan përmbajtjet e letrës së presidentit Biden:
“I nderuari president,
Në emër të popullit amerikan, ua uroj ditën e pavarësisë. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, ne gjithashtu shënuam edhe 25 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e fuqishme mes dy kombeve. Vendet tona i bashkojnë lidhjet familjare dhe historike si dhe vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut. Partneriteti ynë do të vazhdoj që t’u shërbejë popujve tanë në vitet e ardhshme”
“Me krenari e përshëndetëm Maqedoninë e Veriut si aleate e 30-të e NATO-s vitin e kaluar, duke pranuar se vendi juaj tha kontribut vital në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit para se të anëtarësohet në Aleancë. Ju falënderoj që sivjet ishit nikoqir të ushtrimit multinacional Goditja vendimtare 21 në Qendrën për trajnim ushtarak në Krivollak dhe sërish dëshmuat kapacitetet dhe gatishmërinë e Maqedonisë”
“Ashtu si vendi juaj vazhdon të përparojë – rritja e prosperitetit për qytetarët tuaj, përmirësimi i sundimit të së drejtës, përforcimi i institucioneve tuaja demokratike – SHBA-të mbesin mbështetës të fuqishëm”
“Me padurim presim të bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut në rrugën e zbatimit të reformave që sigurojnë të ardhme evropiane për vendin tuaj duke përfshirë këtu anëtarësimin në Bashkimin Evropian”
“Ju dëshiroj ditë të sigurt dhe të lumtur të pavarësisë dhe ju falënderoj për miqësinë tuaj shumëvjeçare”, thuhet në fund të letrës së presidentit Biden./
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës