“Padyshim se imunizimi është faktori kyç për të dalë nga kriza dhe ky proces nuk duhet të ngadalësohet dhe të ketë distribuim të pa baraspeshuar të vaksinave”.
Këtë e tha sot presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij në konferencën e parë vjetore “Forumi ekonomik dhe financiar i Shkupit”, i organizuar nga Ministria e Financave.
Në fjalimin e tij, përveç dëmeve mbi ekonominë nga pandemia, Pendarovski i përmendi edhe dëmet e shkaktuara në stabilitetin politik dhe besimin mbi institucionet.
Ai tha se shtetet duhet të jenë të bashkuar në këtë sfidë globale.
“Ndryshe nga viti i kaluar, parashikimi i përgjithshëm ekonomik është përmirësuar, megjithëse rimëkëmbja, siç pritej, është e ngadaltë”, tha presidenti Pendarovski.
Ai gjithashtu iu referua ekonomisë sonë, e cila tha se nuk bën përjashtim nga tendencat botërore dhe vuri në dukje masat e marra, që synojnë minimizimin e humbjeve në ekonomi dhe ndihmën e sektorëve më të cenueshëm./Telegrafi/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës