Sulmuesi Sergio Aguero zbuloi se nuk e mori numrin 10 te Barcelona për të respektuar mikun, Lionel Messi.
Gjatë verës, argjentinasi nënshkroi për dy vite me katalunasit, ngase kishte shpresa se do luante me Messin, por Barcelona nuk arriti ta regjistroi dhe ky i fundit pastaj kaloi te PSG.
Pas largimit të Messit, fanella me numrin 10 ishte e lirë, por Aguero vendosi të mbajë numrin 19 për të respektuar bashkëkombësin.
“Nuk refuzoja sepse nuk e doja, por për ta respektuar Messin”, tha ai në Twich.
Aguero ende nuk ka debutuar me Barcelonën pasi u lëndua në stërvitje dhe do rikthehet në tetor.
Ndërkohë, numrin 10 te Barcelona e mori Ansu Fati.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...