Policia Rajonale e Ferizajt ka shoqëruar tre persona, për prerje ilegale të pyjeve.
Sipas njoftimit pas kontrollit drutë e prera rreth 15 metra janë konfiskuar, shkruan arbresh.info/
Komunikata e plotë:
Stacioni policor i Ferizajt, në mbështetje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .
Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në 3 persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt.
Ata po i transportonin drunjët me një kamion dhe dy furgona . Të njëjtit policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët ( afërsisht 15 m) u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve., si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë , transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...