Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për Marrëveshjen e Washingonit një vit pas nënshkrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti është shprehur se kjo Marrëveshje është një prej ngjarjeve më të rëndësishme për vendin që pas shpalljes së pavarësisë.
“Kjo Marrëveshje mund të konsiderohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë. është e rëndësisë së njejtë me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e cila u nënshkrua nga ish-kryeministri Mustafa në vitin 2016. Si e tillë ka vendosur një gurthemel në konkretizimin e partneritetit strategjik që Kosova e ka pasë gjithmonë me SHBA.”, ka thënë Hoti në Kanal10.
Por sipas tij, ndërrimi i Qeverive në Kosovë, ka bërë që të tregohet një mungesë e seriozitetit nga ana e kosovarëve në respektimin e kësaj Marrëveshje.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...