Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, është suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.
Sipas SHKK-së, deri te suspendimi është arritur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.
Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...