Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë në një konferencë bashkë me ministrin Vitia ka dhënë sinjale pozitive për përmirësim të situatës epidemiologjike.
Ramadani ka dhënë shpresa se gjendja me situatën epidemilogjike po shkon drejt përmirësimit.
“Ditët e fundit kemi disa indikatorë që flasin për stabilizim të disa parametrave dhe rënie të numrit të infektimeve”.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se deri më tani janë bërë mbi 1 milionë testime, derisa rreth 150 mijë prej këtyre testeve kanë rezultuar pozitive.
Ramadani thotë se është shpresëdhënëse se ka filluar të bie numri i mostrave që dalin pozitive.
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani tha se prej 20 për qind të pozitivitetit ka rënie në 13 për qind.
“Indikatori i parë që tregon se po shohim dritë në fund të tunelit është se nga rreth 20%, rastet pozitive kanë rënë në 13% në raport me numrin e testimeve… Kjo tregon se gjendja epidemiologjike ka filluar të stabilizohet”.
“Krahasuar me totalin e të prekurve, mbesin ato të grupmoshave të reja. Vetëm 2,2 e nxënësve kanë rezultuar pozitiv. Kemi një rënie të rasteve aktive, prej 3,6 për qind deri në 6, ku ditëve në vijim pritet të bie gradualisht. Masa më e mirë mbetet vaksinimi”, u shpreh ai.
Ramadani tha se edhe numri i vdekjeve në raport me infektimet ka rënie.
Sipas tij, pandemia në Kosovë kulmin e ka pasur para tri ditëve dhe sipas tij trendi i infektimeve është në rënie./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...