Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Prizreni 16 pa shumë probleme kishte mundur Dritën 106:69 dhe në gjysmëfinale e gjen Pejën, që kishte eliminuar Sigal Prishtinën 83:76.
Prizrenasit dhe pejanët ishin ballafaquar edhe në gjysmëfinale të “Play-offit” në edicionin e kaluar, andaj pritet një sfidë shumë interesante, me të dy skuadrat që synojnë të kualifikohen në finale e të fitojnë trofeun e parë në edicionin e ri.

Gjysmëfinalja tjetër është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Mitrovicasit kanë mundur Rahovecin 75:71, kurse therandasit pa shumë probleme mundën Bashkimin 103:73. Takimi pritet të jetë shumë interesant, pasi dy skuadrat kanë bërë përforcime dhe duan finalen e madhe. /arbresh.info/
Orari
3 Shtator
16:00 Prizreni 16-Peja
19:00 Trepça-Golden Eagle Ylli
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic