Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie ka njoftuar që kanë bërë të gjitha përgatitjet që vitit i ri shkollor të fillojë me prezence fizike me 13 shtator.
Pupovci thotë se rekomandimet e fundit të ardhura nga OBSh-ja janë që shkollar mund të zhvillojnë mësimin me prezencë fizike.
Ai ka shtuar se sipas të dhënave që kanë deri më tani janë vaksinuar 77% e mësimdhënësve dhe mbi 2 mijë nxënës.“Parashihen skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit në shkolla me prezencë të plotë. Javën e ardhshme kemi takim me drejtoritë komunale dhe SBAShK-un”.“Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve shkalla e vaksinimit është 77%, kurse janë vaksinuar 2369 nxënës.
Rekomandimet e fundit të OBSh-së janë që shkollat të qëndrojnë të hapura”, tha ai./EO/
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës