Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht, pati reshje dëbore të konsiderueshme, që bllokoi rrugët. Në disa zona, bora arriti në 15 centimetra.
Qytetet si El Salvador dhe San Pedro de Atacama, rreth 750 kilometra në veri të Santiagos, u zgjuan të mbuluar nga bora.
Duke folur për Reuters, meteorologu Daniel Diaz shpjegoi se reshjet e borës “nuk ndodhin çdo vit”. Aq më pak në gusht, kur dimri po përfundon në hemisferën jugore. “Normalisht, borë pritet më shumë në qershor dhe korrik,” shton ai.
Reshjet e borës, më të mëdhatë në 3 dekada, kanë mbuluar zonën, ku mezi bie shi gjatë gjithë vitit, dhe autoritetet kanë dhënë alarmin për përmbytje në ditët në vazhdim./A2CNN/


Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...