Juventusi do të takohet me agjentin e Paulo Dybalas gjatë fundjavës me shpresën për të arritur marrëveshje për kontratën e re të sulmuesit.
La Gazzetta dello Sport njofton se takimi nuk është caktuar zyrtarisht, por pritet të ndodhë, ndërkohë që përfaqësuesi i argjentinasit po përgatitet të takohet me krerët e klubit për të katërtën herë.
Pas shitjes së Cristiano Ronaldos, ‘La Joya’ do të bëhet protagonist në sulmin e Bianconerëve dhe dy palët duan të vazhdojnë bashkë.

Agjenti Jorge Antun i ka mbajtur tri takime të mëparshme me drejtorin Federico Cherubini – i pari për të diskutuar, i dyti për ofertën e Juves dhe i treti për kundër-propozimin nga kampi i Dybalas.
Klubi dhe lojtari shpresojnë ta arrijnë marrëveshjen sa më shpejt, duke qenë se 27-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tanishme. /Telegrafi/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...