Chelsea ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul për sezonin e ri.
Saul arriti që të transferohet të Blutë e Londrës pasi kishte kaluar afati kalimtar.
“Jam shumë i lumtur që do të fillojë një sfidë të re me Chelsea. Tifozët e Bluve, jam njëri prej juve tani dhe mezi pres ta vesh fanellën e juaj, të filloj stërvitjet dhe të takohem me ju. Shihemi së shpejti”, ka thënë Saul për faqen e klubit të Londrës.
“Ne e mirëpresim Saulin në klub dhe besojmë që ai e kompleton skuadrën tonë për të garuar për trofe në pesë gara të ndryshme këtë sezon. Ai ka treguar se është fitues, një lojtar me përvojë të madhe dhe ne e dimë që ai do të përshtatet me sfidat që skuadra e jonë përballet në vitin që jemi”, ka thënë drejtoresha sportive e Chelsea, Marina Granovskala.
Chelsea ka paguar 5 milionë euro për huazimin e Saul. Ata kanë mundësi ta blejnë atë për 40 milionë euro në verën e vitit që vjen. /GE/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...