Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se po përgatitet plani për vaksinimin me detyrim të disa kategorive.
“Ndaj shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do nisim shumë shpejt zbatimin e një plani për kalimin në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Ne do e bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”.
Më pas Rakacolli ka bërë të ditur se kategoritë që propozohet vaksinimi i detyrueshëm janë, Arsimtarët, Petagogët dhe Stafer Mjekësore.
“Komiteti i vaksinimit, ka vendosur që të propozojë vaksinimin e detyrueshëm për disa profesionie, stafet mjekësore, mësuesit dhe studentët. Duhet të paraqesin vërtetimin e vaksinimit deri në 30 shtator. Për ata që nuk e kanë bërë duhet të paraqesin testin PCR periodikisht. Për studentët, bëj thirrje për vaksinim brenda muajit shtator që të fillojë mësimi në auditor” – tha Rakacolli./albeu.com/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër