Bashkimi Evropian gjatë ditës së djeshme ndërmori hapa për kthim të kufizimeve për shkak të pandemisë së coronavirusit për SHBA-të dhe pesë vendeve të tjera, në mesin e të cilave ndodhet edhe Maqedonia.
Sipas Deutche Welle, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja, Maqedonia po ashtu edhe Kosova, Mali i Zi, Izraeli dhe SHBA-të sërish do të ndodhen në ‘listën e zezë’ dhe me këtë kufizohen udhëtimet për qytetarët.
Procedura për këtë vendim ka nisur sot, ndërsa pritet të vërtetohet të hënën nëse asnjë vend nuk e bllokon.
“Për qytetarët e Maqedonisë vendimi do të thotë se sërish do të ballafaqohen me kufizime në udhëtimet për në BE. Disa vende mund ta bllokojnë tërësisht, ndërsa disa do të caktojnë karantinë”.
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...
Abdixhiku: Nëse s’ka zgjidhje për presidentin brenda 3 javës...
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...