Të paktën 19 persona u vranë në Bangladesh dhe më shumë se një duzinë prej tyre janë të zhdukur, kur një anije plot pasagjerë goditi një transportues mallrash që transportonte rërë.
“Ne kemi gjetur 19 trupa deri më tani”, konfirmoi Anisur Rahman, shefi i policisë në rrethin lindor të Brahmanbaria, ku ndodhi aksidenti, raporton reuters.
Ai deklaroi se nëntë gra dhe dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe se operacionet e shpëtimit për të zhdukurit ishin në progres.
Zyrtarët e policisë thanë se nuk e dinë numrin e saktë të personave të zhdukur, por udhëtarët thanë se më shumë se 50 persona ishin në bord, ndërsa një zyrtar i rrethit konfirmoi se disa prej tyre notuan në breg ose u shpëtuan.
Qindra njerëz vdesin çdo vit në aksidente detare në Bangladesh, një vend me shumë rrugë ujore të brendshme, por standarde të dobëta sigurie, dhe të paktën 26 persona u vranë në maj pasi një skaf i mbipopulluar u përplas me një varkë me rërë dhe u fundos në lumin Padma.
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...