Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke mbajtur mbledhje me kryetarët e komunave për situatën epidemiologjike në vend.
“Po diskutohet për masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19”, bëjnë të ditur për arbresh.info burime brenda takimit.
Një ditë më parë Oda e Hotelerisë dhe Afarizmit bëri të ditur se do të ketë ndryshim të masave shkaku i rritjes së rasteve me COVID19.
Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit. /arbresh.info/
Paralajmërohet rikthimi i orës policore, këto janë masat e reja anti-Covid që pritet të merren
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...