AVONET ka monitoruar dhe hulumtuar institucionet e çdo niveli shtetëror e në veçanti ato të drejtësisë.
Andaj, AVONET e përgëzon Këshillin Prokurorial të Kosovës për avansimin e prokurorit Arben Ismajli në Prokurorinë e Apelit në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda.
Avansimet e tilla i kontribojnë sistemit të drejtësisë në vend njëherit edhe ngrisin besimin e qytetarëve në drejtësi, duke marr parasysh se prokurori Ismajli është profesional, i paanshëm dhe ka treguar efikasitet në shumë lëndë duke i zgjidhur ato vetëm duke zbatuar ligjin.
Ai ka treguar performancë të lartë kur për gjashtë muaj sa ka qenë në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka ngritur aktakuza për zyrtarë te lartë komunal, po ashtu ka qenë anëtarë i KPK-së dhe ka zgjidhur rastet edhe nga dhuna në familje, duke motivuar gratë që të raportojnë rastet e dhunës dhe të gjejnë mbrojtje nga shteti.
AVONET thekson se ai ka lënë një boshllëk në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
AVONET inkurajon Institucionet e Drejtësisë që të avansojnë në pozita të tilla njerëz profesional dhe të paanshëm, siç është rast i Arben Ismajlit./arbresh.info/
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...