Dy sulme të ndara kanë ndodhur jashtë Aeroportit të Kabulit, ku pas raportimeve të para thuhet se kanë ndërruar jetë 11 persona.
Në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.
“Ne mund të konfirmojmë se shpërthimi në Portën e Abacisë ishte rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile. Ne gjithashtu mund të konfirmojmë të paktën një shpërthim tjetër në ose pranë Hotel Baron, një distancë të shkurtër nga Abbey Gate”, ka shkruar Kirby në Twitter.
We can confirm that the explosion at the Abbey Gate was the result of a complex attack that resulted in a number of US & civilian casualties. We can also confirm at least one other explosion at or near the Baron Hotel, a short distance from Abbey Gate. We will continue to update.
— John Kirby (@PentagonPresSec) August 26, 2021
Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit dhe se ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku po e përcjell situatën në Afganistan.
Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...