Mbrëmjen e së martës, ka ndërruar jetë, ish-drejtori në kombinatin “Trepça”, Hysen Bislimi.
Lajmin për vdekjen e ish-drejtorit e ka bërë të ditur familjari i tij Donjet Bislimi.
Varrimi do të bëhet sot, në orën 15:00, në varrezat e Shipolit.
Njoftimi i plotë:
Edhe një mendje e ndritur e familjes sonë dje na la!
Prof. Hysen Bislimi, ish-drejtor në kombinatin “Trepça”, një jetë kushtuar intelektualizmit dhe atdhedashurisë, mbrëmë na e dha përshendetjen e fundit, nuk u dorëzua kurrë në jetë deri mbrëmë.
Do t’i mungojë familjes, Mitrovicës dhe Prekazit pa masë.
Prehu në paqe, Bali Cen!
Varrimi i të ndjerit bëhet në orën 15:00 sot, në varrezat e Shipolit.
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...