Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 800 raste të tjera me koronavirusin e ri(COVID-19), ndërkohë edhe 2 persona kanë ndërruar jetë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend me rastet e reja është rritur në 140.521.
Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 2 vdekje dhe numri i të vdekurve në vend është rritur në gjithsej 2.480
Me shërimin edhe të 157 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve është rritur në 131.608 dhe raste aktive në të gjithë vendin aktualisht janë 6.433.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5.018 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.005.541 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...