Paris Saint-Germain duket se ka pranuar humbjen në betejën e tyre për të mbajtur me çdo kusht Kylian Mbappenë. Sulmuesi francez ka injoruar edhe ofertën e fundit për të rinovuar kontratën e tij për 5 vjet me opsion edhe një sezon tjetër dhe me pagë ndjeshëm më të lartë, që do ta shndërronte futbollistin e tretë më të paguar te parizienët pas Messit dhe Neymarit. Marrëveshja aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, që do të thotë se PSG mund ta humbasë atë falas pas 10 muajsh. Në këto kushte, klubi i Ligue 1 po përgatitet për shitjen e mundshme të lojtarit.
Për rrjedhojë, PSG ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Mbappesë me Richarlison të Evertonit, që është i pari në listë, pas rekomandimit të drejtpërdrejtë nga Neymar. Sipas RMC, PSG nuk ka marrë ende një ofertë nga Real Madridi për Mbappenë, por nga një klub i Premier League-s interesimi ka qenë me konkret dhe me shifra konkrete.
Gjithsesi, me sa kuptohet, 22-vjeçari është i vendosur për t’iu bashkuar Realit të Madridit, ku do të ishte në qendër të projektit për dekadën e ardhshme./ss/
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...