Me pankarta në duar, “Boll ma”, “Nuk durojmë ma” , “Dënim maksimal”, një grup protestuesish kanë kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin, 18 vjeçaren që u vra dy ditë më parë në Ferizaj, shkruan arbresh.info.
Protesta e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore eskaloi për pak momente.
Në shenjë revolte protestuesit kanë gjuajtur në drejtim të policisë me ngjyrë të kuqe, raporton arbresh.info.
Kujtojmë se të dielën një vajzë e moshës 18 vjeçare me inicialet M.O është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente nga dy persona të cilët kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë janë siguruar prova që krimi është kryer në një objekt banesor.
Nga Prokuroria Themelore është thënë se viktima është keqtrajtuar fizikisht nga të dyshuarit A.S, i cili ka rënë në pranga. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë./arbresh.info/

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...