Ylli i Barcelonës, Memphis Depay nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit në “Camp Nou”.
Holandezi duke provuar të festojë golin ndaj Athletic Bilbaos, e lëndoi këmbën e majtë dhe pavarësisht që u rikthye në lojë, mesa duket i ka shkaktuar probleme.
Barcelona nuk do kërkojë shumë nga Depay, njësoi si Frenkie de Jong që gjithashtu zhvilloi ndeshjen me shumë lodhje fizike.
Të dy lojtarët do ftohen nga Louis van Gaal për tre ndeshjet kualifikues në Kupën e Botës “Katar 2022”, andaj nuk do rrezikohen nga trajneri Ronaldo Koeman.
Kjo nënkupton, që tekniku holandez për ndeshjen e radhës do këtë gati vetëm Depay, Griezmann dhe Braithwaite për sulm, derisa mund t’i ftojë edhe Yusuf Demir dhe Rey Manaj.
Të tjerët që nuk u stërviten ishin Oscar Mingueza, Philippe Coutinho dhe Marc-Andre Ter Stegen./Lajmi.net/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...