Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Bedri Elezi, kërkon dorëheqjen e hetuesve dhe atyre që vendosin drejtësi në Ferizaj, pas asaj që ndodhi me 18 vjeçaren.
“Ky rast tregon qartë se si kriminel të tillë janë lënë të lirë dhe i’u është mundësuar të kryejnë këtë vepër kriminale e ç’njerëzore ndaj Marigonës”, thuhet në reagimin e Elezit në Facebook.
Sipasj tij, dorëheqjet duhet të fillojnë që nga kryeprokurori.
“Kryeprokurori i Ferizajt, prokurorët e rasteve të mëhershme të këtyre kriminelëve si dhe Kryetari i Gjykatës dhe gjyqtarët e rasteve të më hershme të këtyre krimineleve, duhet menjëherë të japin dorëheqje ose të lirohen nga detyra, dhe po ashtu menjëherë ndaj tyre të inicohet proceduara ligjore për neglizhencë të qëllimshme në rastet e këtyre kriminelëve”, shkruan Elezi.
Ai thekson se duhet të merren masa nga mbikëqyrësit e institucioneve të drejtësisë, në mënyrë që mos të përsëriten vepra të tilla./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së