Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar rastin ‘’Hetim mbi vdekjen’’, ka nisur hetimin e rastit që ka ndodhur, të dielën rreth orës 15:08 , ku një person e gjinisë femër, ishte sjellë pa shenja jete nga dy persona të dyshuar, në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me këtë, hetuesit rajonal, pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren , kanë siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata, ku kanë gjetur edhe vendin e krimit, që është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.
Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./arbresh.info/
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...