Ferizaj: Disa persona të panjohur e dërgojnë një 20 vjeçare pa shenja jete në spital
Një femër rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.
Besohet viktima është sjell nga persona të panjohur në spital të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.
Kështu bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”.
“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente”.
Veseli me kohë do të bëhen të ditur edhe detaje të tjera lidhur me rastin.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...