Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar qytetarët që të vaksinohen dhe t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, transmeton arbresh.info.
“Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.
Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2.”
IKSHPK ka shpjeguar se vetëm me marrjen e vaksinës parandalohet rëndimi i gjendjes shëndetësore pas infektimit me virusin e edhe vdekja.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...