Edhe gjatë fundjavës po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdarë janë 360 deri në 400 minuta në dalje.
Në këtë pikë kufitare, kolona është deri në 2500 metra.
Gjendje më e lehtë është në Mutivodë, ku pritjet në dalje janë deri në katër orë, kurse kolona është 1300 metra.
Mërgimtarët po presin deri në tri orë në pikë-kalimin tek Dheu i Bardhë, ndërsa një orë e gjysmë pritje po bëjnë në dalje në Jarinje.
Gjendje më e qetë paraqitet në pikë-kalimet e tjera kufitare./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...