Ministrat e Jashtëm të G7-s u bënë thirrje talebanëve të garantojnë “sigurinë” e të huajve dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani.
“Ministrat e G7-s i bëjnë thirrje talebanëve të sigurojnë kalim të sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët që dëshirojnë të largohen”, tha në një deklaratë Dominic Raab, kreu i diplomacisë së Britanisë së Madhe, që, aktualisht, mban presidencën e G7-s.
Ministrat theksuan “nevojën që të gjitha palët të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar”, raporton ATSh.
“Talebanët duhet të sigurojnë që Afganistani të mos kthehet në një kërcënim terrorist për sigurinë ndërkombëtare,” paralajmëruan, gjithashtu, ministrat.
Takimi i tyre i paraprin një samiti virtual të liderëve të G7-s për situatën në Afganistan, i planifikuar për javën e ardhshme.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër