Serbia po e vazhdon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 të nënshkruar mes dy shteteve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka vizituar kryeqytetin e Zimbabves ku ka takuar homologun e këtij shteti i cili u shpreh se vazhdojnë ta përkrahin Serbinë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët Selakoviq dhe Shava në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, ministri nikoqir u shpreh se shteti i tij vazhdon ta përkrahë Serbinë në çështjen e mosnjohje së Kosovës.
“Zimbabve ishte me Serbinë kur integriteti territorial i Serbisë u sulmua nga shpallja e pavarësisë së “njëanshme” të Kosovës. Ne e dimë që historikisht dhe kulturërisht Kosova “është pjesë e Serbisë”, dhe kur ne e mbështetëm Serbinë në OKB, ne e bëmë atë sepse i kemi njohur ato fakte, ” tha Shava.
“Ne po e bëjmë këtë sepse ne besojmë në faktet dhe të vërtetën, dhe këto janë arsyet pse ne do të jemi gjithmonë me Serbinë në forume ndërkombëtare,” tha ministri i Zimbabves.
Serbia dhe Zimbabve kanë shkëmbyer mes njëra-tjetrës vaksina përkatësisht gjëra ushqimore.
Serbia i ka dhuruar këtij shteti afrikan 30 mijë vaksina kundër koronavirusit, teksa 65 ton me gjëra ushqimore, siç janë, vaji i lulediellit, sheqeri e pasta kanë zbarkuar në Serbi.
Kosova dhe Serbia, më 4 shtator 2020, kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja ishte nënshkruar mes ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Marrëveshja e Uashingtonit parashihte që brenda një viti, Kosova të mos lobonte për njohje të reja e as të aplikonte për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ndërkaq Serbia të ndalte fushatën e çnjohjeve të Kosovës. Prishtina zyrtare është ankuar që Beogradi nuk e ka ndalur fushatën e saj kundër Kosovës.
Marrëveshja, ndër të tjera,parasheh angazhimin e Kosovës dhe Serbisë në ndërtimin e lidhjeve rrugore dhe hekurudhore, për të lidhur kryeqytetet e tyre në mënyrë që të përmirësojnë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve, zhvillime këto që mund të tërheqin investime perëndimore. Sipas marrëveshjes, Kosova obligohet të bëhet pjesë e një iniciative për lëvizjen pa pasaporta dhe detyrime tarifore, që do ta përfshijë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos