Ambasada amerikane në Prishtinë, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se sot arrin në Kosovë dërgesa e parë e vaksinave që iu janë dhuruar Kosovës nga SHBA, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave që janë dhuruar nga SHBA.
Pritja do të bëhet sot në ora 15:00, në oborrin e Institutit kombëtar për shëndetin publik.
“Ambasadori i Sh.B.A.-ve Philip S. Kosnett, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga Sh.B.A.-të në një ceremoni të organizuar me rastin e arritjes së tyre. Kjo ngjarje është planifikuar për: 20 gusht 2021 në ora 15:00 . Oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19.
Vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...