Autoritetet lituaneze njoftuan se 12 anëtarë të policisë ndërhyrëse Bjelloruse pushtuan territorin e tyre në mënyrë që të “shtyjnë” një grup emigrantësh përtej kufirit.
Policia kufitare në Lituani thekson se ata kanë paralajmëruar vazhdimisht policinë bjelloruse që të mos shkelë territorin e tyre, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Në anën tjetër, pala nga Bjellorusia pretendon se rojet kufitare lituaneze janë të dhunshme ndaj emigrantëve.
Zyrtarët e BE dënojnë Bjellorusinë, duke pretenduar se Minsk “kërkon të instrumentalizojë qeniet njerëzore për qëllime politike” – duke iu referuar faktit se Bjellorusia dyshohet se dërgon emigrantë me qëllim në vendet e BE në shenjë hakmarrjeje për sanksionet.
Më shumë se 4,100 emigrantë, kryesisht nga Iraku, kanë hyrë në Lituani nëpërmjet Bjellorusisë që nga fillimi i këtij viti.
Situatë e tensionuar është shfaqur edhe në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, ku Polonia ka dërguar rreth 900 ushtarë./arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë