Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritaren e dhomës.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.
Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.
Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin./arbresh.info/
Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritarën e dhomës.
Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.
Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.
Y. D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.
Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin.
Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...