Një grua në rrugët e Tiranës po pastron një nga reklamat e shkarravitura të koncertit të këngëtarit serb Goran Bregoviq, koncert që do të mbahet më 22 gusht në Korçë.
Fotografia e gruas që po pastron reklamën është publikuar nga DW, në faqen e tyre në Facebook.
Festa e birrës në Korçë, në të cilën është ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviq ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, madje gjithë këngëtarët kosovarë të ftuar e kanë bojkotuar organizimin.
Sidoqoftë, Korça nuk u tërhoq nga thirrja e këngëtarit në këtë festë dhe vazhduan me njoftime dhe me vendosjen e posterëve për detajet e performancës së tij.

Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së