Administrata Tatimore e Kosovës i ka larguar dy zyrtarë nga puna pasi nuk e respektuan orarin e punës.
Sipas njoftimit, ndaj tyre janë shqiptuar tri masa disiplinore për mungesa të paarsyeshme në punë.
Njoftimi i plotë:
Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë.
Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik.
ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ftojmë qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë tek zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagës 0800-80-800 ose në e-mail adresën [email protected] sepse vetëm në këtë mënyrë ATK do të arrij të ruaj dhe përmirësoj integritetin e saj.
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...
Në orën 11:30, Presidentja Osmani takon ministren e Jashtme ...
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...