Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar dhe protokoll për zbatimin e tij.
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka zhvilluar një takim me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska në kuadër të Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që po mbahet në Stamboll.
Ministrat Akar dhe Shekerinska kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar dhe protokoll për zbatimin e tij,raporton Anadolu Agency (AA).
Akar ndër të tjerat është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Matej Tonin dhe me ministren e Mbrojtjes të Sudanit të Jugut, Angelina Jany Teny.
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...