Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që në lokalin e tij dyshohet se zhvillohen lojëra të fatit.
Sipas Policisë në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar prova të mjaftueshme si karta bixhozi, shënime për parashikimet e lojërave futbollistike, dy telefona mobil, portofoli me 4078 euro, si dhe 100 franga zvicerane.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .
Njoftimi i plotë i PK-së
Rr. Dëshmorët e Morinës , Gjakovë 17.08.2021-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij dyshohet se zhvillohen lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar prova të mjaftueshme si karta bixhozi, shënime për parashikimet e lojërave futbollistike, dy telefona mobil, portofoli me 4078 euro (katër mijë e shtatëdhjetë e tetë euro) si dhe 100 franga zvicerane. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./arbresh.info/
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...