Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Prishtina
07:04 | 18 Gusht 2021
A Z

Këto ngjarje janë planifikuar për sot.

10:00
Save the Children bën lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19. Merr pjesë Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së. (SOS Fshatrat e Fëmijëve, Velani, Prishtinë)

10:00
Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës)

10:00
Federata e Pingpongut të Kosovës organizon seminarin për trajner ITTF Level I me ekspertin Aleksey Yefremov. (Salla e pingpongut, Pallati i Rinisë)

11:00
Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për medie. (Zyret qendrore të NPB-së)

11:00
Me rastin e organizimit të Poli Streetball Kosova 2021, Shoqata e Streetballit mban konferencë për medie. (Hotel “Swiss Diamond”)

14:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku mban konferencë për Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku planifikohet të ndahen pesë milionë euro për fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit. (Kabineti i ministrit)

17:00
Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët e fshatit Reçanë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022. (Shtëpia e Kulturës, Reçanë)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale