Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është deklaruar lidhur me situatën aktuale në Afganistan.
Gjukanoviq ka deklaruar se vendi i tij u qëndron krah SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s rreth situatës së krijuar në Afganistan.
“Mali i Zi u qëndron krah aleatëve të cilët janë të angazhuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes dhe stabilitetin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë ai.
Sipas Gjukanoviq, ngjarjet e fundit në Afganistan kanë rikonfirmuar se paqja nuk është vetëm mungesa e konflikteve.
“Si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, Mali i Zi dhe anëtarët e forcave tona të armatosura janë krenarë për kontributin që kanë dhënë në stabilitetin, paqen dhe zhvillimin demokratik të Afganistanit. Ngjarjet e fundit kanë rikonfirmuar se paqja nuk është vetëm mungesa e konflikteve”, deklaroi ai.
Presidenti i Malit të Zi thotë se qytetarët e Afganistanit e meritojnë paqen.
“Paqja, mbi të gjitha është nga të drejtat, liritë dhe institucionet e forta që funksionojnë. Ndryshimet mund të jenë për të mirë vetëm nëse janë gjithëpërfshirëse, përfaqësuese dhe jodiskriminuese. Përgjegjësia për të ardhmen dhe sigurinë e një kombi duhet të ndahet”, përfundoi Gjukanoviq.
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...
Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë mbi 700 milionë euro...