Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe qeverinë Kurti për ikjen nga përgjegjësia për tu marrë me rritjen alarmante të rasteve me Covid-19 për tu marr me zgjedhje lokale.
Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë, shkruan arbresh.info/
Deklarata e plotë e Vlora Çitakut:
Mbi 1300 raste të reja sot me COVID.
Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.
Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.
Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...