Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e politologut Ramush Tahiri.
Osmanim ka ngushëlluar familjen e gazetarit, politologut, ish- zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil në vitet e 90-ta, Ramush Tahiri.
Ajo ka thënë se Tahiri ka lënë gjurmë dhe kujtimet e mira të një profesionisti.
“Me veprimtarinë e tij të pandalshme, z.Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit. Ai u nda nga ju për t`u lënë pas kujtimet për njeriun e mirë e profesionist! Ju do të jetoni me trashëgiminë e begatshme e të tij. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Tahiri”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani drejtuar familjes së të ndjerit.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...