Ka shkuar në 38 numri i viktimave të vërshimeve në pjesën veriore të Turqisë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po e vazhdojnë punën për të gjetur njerëz të zhdukur.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi të premten vonë përmes rrjeteve sociale se 32 persona kanë vdekur në provincën Kastamonu, ndërsa gjashtë të tjerë në Sinopin fqinj. E njëjta shifër u publikua edhe nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Disa njerëz janë zhdukur, por nuk dihet shifra e saktë. Politikani opozitar, Hasan Baltaci, tha se banorët i kanë kontaktuar autoritetet për të kërkuar informata rreth 329 njerëzve që dyshohet se janë zhdukur, transmeton Gazeta Express.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, e vizitoi të premten një ndër zonat më të prekura. Ai gjithashtu mori pjesë në funeralin e njërës prej viktimave dhe e udhëhoqi namazin para qindra banorëve në qytetin Kastamonu.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi si shtet sa më shpejt që mundemi dhe të ngrihemi nga hiri. S’mund t’i kthejmë qytetarët që i humbëm, por shteti ynë i ka mënyrat dhe fuqinë për t’i kompensuar ata që i humbën më të dashurit”, tha presidenti turk, i cili i anuloi aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të partisë së tij.
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...