Pas lajmit për vdekjen e analisti dhe politilogut Ramush Tahiri, kanë filluar reagimet e para nga shumë akter politik e të jetës publike në vend, të cilët po konsiderojnë vdekjene tij si humbje të madhe për vendin, e për mendimin politik.
Kështu ka reaguar edhe ish presidentja Atifete Jahjaga e cila e kishte edhe këshilltar të saj politik.
Ajo ka thënë se “e çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme.
Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!”.
Postimi i plotë i saj:
Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit tim, Ramush Tahiri.
Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme.
Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...