Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë ka përfituar një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, personeli mjekësor si dhe drejtorë të tjerë komunal sot zyrtarisht e pranuan autoambulancën të ardhur si donacion nga MSh-ja në vlerë prej 69,498 mijë euro.
Kryetari Bahtiri ka thënë se donacione të tilla janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së në Mitrovicë, që ka rezultuar me ngritjen e efikasitetit të punës së kësaj qendre në shërbim të pacientëve.
“Me këtë donacion të siguruara do të përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e qytetarëve për reagim të shpejt në ndihmë të pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për këtë donacion i cili do të ndihmoj në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësoj transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.
Ndërsa drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, ka falënderuar Dr. Albana Morina, specialiste e mjekësisë familjare si dhe Udhëheqëse e Divizionit të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Ministritë Shëndetësisë për kontributin e saj që Komuna e Mitrovicës të jetë në kuadër të komunave të cilat janë përfituese e këtij donacioni./arbresh.info/
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...