Ministria e Shëndetësisë ka nisur një fushatë me artistë të estradës.
Ajo e ka nisur me këngëtaren, Shyhrete Behluli e cila bën thirrje për vaksinim.
Përmes një videoje të publikuar në faqet zyrtare të MSh-së, këngëtarja thotë të mos neglizhohet vaksinimi.
“Me shfaqjen e pandemisë COVID-19, ndoshta të vetmen shpresë e kemi pasur që një ditë të kemi vaksinën. Tani që vaksina është në vendin tonë, unë dhe familja jonë nuk hezituam – e morë vaksinën. Vaksinohuni edhe ju, ruani shëndetin” ka thënë Shyhrete Behluli në video.
Ndërkohë, numri i infektimeve me COVID-19/Delta është në një rritje ditëve të fundit, në nivel vendi sot kanë qenë një mijë e më shumë të infektuar sipas raportit të Msh-së.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së