Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga “Hulumtimi serioepediemiologjik” ka rezultuar se rastet e reja të infektuara me COVID-19 u takojnë më shumë grupmoshave nga 10 deri në 29 vjeç.
Me këtë rast, ai ka thënë se për shkak të vaksinimit, vetëm një numër i vogël i personave mbi 50 vjeç janë infektuar me koronavirus.
“Hulumtimi titullohet “Rezultatet e hulumtimit seriepidemiologjik” të bazuar në popullata të shtresuar sipas moshës për infeksionin Sars-COV-2 në Kosovë. Ky raport paraqet rezultatet preliminare të realizuara sipas protokolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Grupmosha më e prekur ka qenë 30-39 vjeç kurse javët e fundit kemi vërejtur ndryshim të strukturës moshore për shkak të vetë natyrës së variantit Delta që zbret në moshat 10 dhe 19 dhe 20-29. 1 e 5 e të gjithë të infektuarve bie në moshë 10 deri në 29 për qind. Që prapë flet për atë se 1 karakteristikë e vaksinimit të suksesshme në moshat e shtyra ka bërë që vaksinimi të tregoj suksesin e vet. Këtë e vërtetojmë se moshat mbi 50 vjeç është një përqindje më e vogël e të sëmurëve me COVID-19 pasi që një pjesë dërmuese e tyre janë vaksinuar me një dhe dy doza”, ka thënë ai.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...